Saturday, January 21, 2017

Trump sot do të vizitojë Drejtorinë e CIA’s ( POLITIK )


Trump sot do të vizitojë Drejtorinë e CIA’s

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet që sot të vizitojë Drejtorinë e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Langley të Virginias, apo agjencinë që ai e ka kritikuar pasi CIA ka konkluduar se Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj procesit zgjedhor presidencial, raporton Reuters.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i presidencës amerikane, Sean Spicer.
“I entuziazmuar për të falënderuar burrat dhe gratë e komunitetit të inteligjencës”, ka shkruar ndër të tjera zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, në Twitter, transmeton rel.
Spicer ka nënvizuar se mbi 300 persona do të jenë të pranishëm gjatë vizitës së presidentit te CIA.

Vriten 15 luftëtarë të Boko Haram (POLITIK)


Rreth 15 anëtarë të grupit terrorist Boko Haram u vranë, kur po sulmonin qytetin Ran në verilindje të Nigerisë, dy ditë pasi forcat ajrore Nigerian vranë aksidentalisht dhjetëra njerëz, njoftojnë zyrtarët e ushtrisë nigeriane.

Të martën Forcat Ajrore nigeriane bombarduan Ran, qytet në shtetin Borno, që është shndërruar në epiqendrën shtatë-vjeçare organizatës terroriste Boko Haram, me qëllim të krijimit të një kalifat islamik në verilindje të Nigerisë.

Harrojeni iPhone 7 – ja pse iPhone 8 do të jetë më i miri (TEKOLOGJI)


Prej kur u lansua iPhone 7, thashetheme të ndryshme kanë qarkulluar në internet rreth asaj se si do të jetë iPhone i ardhshëm.

Dhe në një video të publikuar nga Business Insider, është treguar çfarë mund të presim nga ky celular i ri.
Ky vit shënoi edhe 10 vjetorin e iPhone dhe të gjitha thashethemet po tregojnë se iPhone i ri do të ketë një ndryshim radikal në dizajn.
Për herë të parë iPhone mund të përmbajë një ekran OLED – që do të thotë më pak ngjyrë të zezë dhe konsumim më të ulët të energjisë, transmeton Gazeta Express.
Ekrani do të mund të jetë i lakuar – ngjashëm me atë çfarë kemi parë në Galaxy S7 Edge. Madje, Apple mund të prezantojë prezantoj një ngjyrë të re në linjën e iPhone – të kuqen.
Me kaq shumë njerëz që mezi po presin të lansohet ky celular, kërkesat për celularin e ardhshëm mund të jenë të “paprecedent”.
Ka shumë gjasë që iPhone të kalojë modelin “S” dhe të kërcejë direkt në iPhone 8 – ose të shkojë drejt e në iPhone 10. Kompania mund të lëshojë edhe një model të tretë me një ekran më të madh prej 5.8 inç.
Butoni i zakonshëm mund të futet në panelin e qelqit përballë, duke e bërë kështu të padukshëm. Sipërfaqja e përparme e celularit mund të jetë një ekran i plotë pa korniza ose bezelë.
Sikur Samsung Galaxy S7, celulari mund të ketë mbushje me wireless. Dhe sikur iPhone 7, celulari nuk do të ketë një port për kufje.

Urreni dikë kur mbllaçit? Nuk është kjo pa arsye… (SHENDET)


Dikush afër jush ha sandviç apo mbllaçit çamçakëz, ndërkaq ato veprime ju ngrenë nervat? Nuk jeni të vetmit.

Tingujt, siç është mbllaçitja, i zemërojnë shumë njerëz, ndërkaq pas gjithë kësaj qëndron fenomeni i cili quhet mizofoni.
Personat të cilët mbllaçitin zëshëm derisa janë duke ngrënë nuk konsiderohen si më të sjellshmit në botë. Mirëpo nëse kjo ju bën nervoz deri në atë masë sa që të ikni nga lokali, problemi është tek ju, jo tek ata.
Edhe pse tingujt e përditshëm shumicës së njerëzve u janë të pakëndshëm dhe i bëjnë nervoz, në rastin e mizofonisë tingujt mund të çrregullojnë plotësisht jetën e njeriut.
Konsiderohet që nga mizofonia vuajnë deri në 20 për qind e popullatës, edhe pse mjekët aktualisht po debatojnë se a është fjala për çrregullim psikologjik, transmeton Telegrafi.
Misophonia, thjeshtë do të thotë “zëra të urryer”. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje, kanë neveri tek zëra dhe tinguj specifik.
Këta mund të jenë zëra gjatë ngrënies (përpirja, përtypja, shpëlarja e gojës me lëng), fërshëllima, takat në dysheme, frymëmarrja e rëndë dhe shtypja në tastierë.
Si pasojë e këtyre tingujve, ata që vuajnë nga misophonia, mërziten shpejtë, irritohen apo bëjnë edhe veprime të papritshme.
Shërimi i kësaj sëmundjeje, mund të bëhet përmes vizitave tek psikologu, meqenëse e tëra është tek truri, e jo te shqisa e mirë e të dëgjuarit.
Kjo sëmundje, nuk është e lindur apo e trashëguar, por zhvillohet në adoleshencën e hershme.
Të sëmurët nga mizofonia kanë probleme me funksionimin në jetën e përditshme dhe largohen nga shoqëria, ndërkaq nga ai çrregullim gjoja ka vuajtur edhe Nikolla Teslla.

Ushtrimet që jua krijojnë vijën V, të cilës asnjë femër s’mund t’i rezistojë (Video) (FITNESS)


Një prerje V në muskujt e poshtëm abdominal është shenja kryesore e dedikimit të vërtetë ndaj pamjes fizike, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Kjo tregon se i qëndroni besnik programit të ushtrimeve dhe stilit të jetës.

Është e vërtetë se muskujt e barkut krijohen në kuzhinë, por krijimi i prerjes seksi “V” merr shumë më shumë punë, transmeton Telegrafi.
Për ta fituar këtë prerje duhet të krijoni një program ushtrimor me ushtrime për forcimin e muskujve të barkut, por nevojiten edhe ushtrime të këmbëve.
Këto janë disa nga ushtrimet të cilat duhet t’i futni në programin tuaj për ta fituar këtë prerje që i çmend të gjitha vajzat.
Reverse Crunches (4 seta me 10-12 përsëritje)

Probleme për të fjetur? Ky fryt mposhtë pagjumësinë (SHENDET)


Nëse po keni probleme për të fjetur, është koha që të hiqni dorë nga barërat e gjumit – dhe të provoni lëng vishnje.

Pija e këtij fryti është e njohur për përbërjen e lartë të sheqerit, por hulumtuesit kanë zbuluar se mund të mposhtë pagjumësinë dhe të rrisë kohën e gjumit.
Kjo pije ishte përdorur nga atletët profesionistë para Lojërave Olimpike në Pekin më 2008, për të ndihmuar në gjumë më të mirë mes eventeve.
Dhe tani, dy studime kanë treguar se ky lëng ka aftësinë për të ndihmuar në rregullimin e problemeve me gjumë, transmeton Gazeta Express.
Nigel Mitchell, një nutricist në Healthspan Elite, tha se për të pija është një pjesë e rëndësishme e protokollit të shërimit për të gjitha ekipet profesionale të sportit me të cilat ai punon.
Ai tha: “Shumë atletë e kanë kuptuar se lëngu i vishnjës ndikon në gjumë më të mirë kur merret një orë para shkuarjes në shtrat”.