Artistja proteston kundër Donald Trump, kësaj radhe me afreske nga gjaku (Video) (ARTE)
Gora e ka përfunduar veprën brenda një jave kurse është inspiruar nga piktura e shekullit XIX-të e Henry Mosler's “Zogu i Flamurit”, që shfaqë Betsy Ross dhe rrobaqepëset e saj duke qepur flamurin e parë.
Artistja Illma Gore vitin e kaluar ka bërë shumë zhurmë duke pikturuar lakuriq Presidentin e Amerikës - Donald Trump kurse tani në shenjë proteste ndaj tij CNN tregon se ajo ka pikturuar një afreske në mur duke përdorur gjakun e njerëzve, përcjell KultPlus. Afresku quhet "Ngrihu mbi gjakun e ri” një frazë e marrë nga mbreti Richard nga Shakespeare, si një thirrje për aksion.
Rreth 50 njerëz kanë dhënë gjakun e tyre kurse asnjërit nuk i është treguar se si projekti do të ketë pamjen në fund. Gora ka treguar se shumica e dhuruesve janë artistë dhe miq që dëshirojnë që të mbesin anonim, gjersa ajo ka përdorur edhe gjakun e saj.
“Gjaku është i njëjtë me ngjyrat e ujit. Ka një erë të çuditshme dhe është shumë metalik si hekur”, ka treguar ajo gjersa ka shtuar se kjo është bërë në mënyrë që të solidarizohet me njerëzit që ndjehen të veçuar pas zgjedhjes së Donald Trup si president.
Asnjë nga dhuruesit e gjakut nuk është testuar kurse artistja ka punuar pa dorëza sipas saj për të mos stigmatizuar njerëzit. “Ju mendoni se kjo do të jetë e neveritshme mirëpo është sikur të shohësh një pikturë që ju e dashuroni, shumë shpejt ju harroni që jeni duke punuar me gjak në duar”, ka thënë ajo.
Gora e ka përfunduar veprën brenda një jave kurse është inspiruar nga piktura e shekullit XIX-të e Henry Mosler's “Zogu i Flamurit”, që shfaqë Betsy Ross dhe rrobaqepëset e saj duke qepur flamurin e parë. Artistja e cila është hebre ka imigruar në Shtetet e bashkuara të Amerikës nga Polonia së bashku me familjen e saj kur ishte 8 vjeçare. Vepra e artit është ngjyrosur përmbi me llak dhe është shfaq gjatë një ditë në Galerinë “Samuel Freeman” në Los Angeles, kurse artistja njëherë është shprehur se nuk e ka ndërmend të shes atë.
➽ShqipLajme2
➽ShqipLajme2

0 comments :
Post a Comment