LIVE | Marshi i grave kundër Trumpit në Washington (Video) (POLITIK)

Saturday, January 21, 2017

LIVE | Marshi i grave kundër Trumpit në Washington (Video) (POLITIK)


Pjesëmarrësit në “Marshimin e Grave” në Uashington, po vazhdojnë të marshojnë pas një tubimi energjetik, gjatë së cilit ata brohoritën për folësit, mes së cilëve kishte yje të medias dhe aktivistë të të drejtave të grave.


Marshimi vjen një ditë pas inaugurimit tëPresidentit Donald Trumpdhe ka si synim protestën ndaj politikave të Presidentit të ri.
Protesta të tilla po mbahen në shumë vende të botës. Në Londër u protestua kundër Presidentit Donald Trump ndërsa në mesin e protestuesve ishte edhe aktorja Emma Thompson.
Në SHBA Scarlet Johansson dhe Emma Watson janë në mesin e të famshmëve që i janë bashkuar protestuesve.
Fushata e Trump u shënua me një numër komentesh seksiste bërë kundrejt femrave.

0 comments :

Post a Comment